Armenia dhe Azerbajxhani do të mbajnë bisedime për paqe në Uashington

Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një rund të ri bisedimesh në Uashington të dielën, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, tha të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë

Pamje nga rajoni i Nagorno-Karabakut

Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një rund të ri bisedimesh në Uashington të dielën, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, tha të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë.

Tensionet janë rritur sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut, që dy vendet pretendojnë se u takon.

Aty paqeruajtësit rusë u vendosën në vitin 2020 për t’i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për enklavën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Rajoni malor njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është populluar kryesisht nga armenë etnikë.

“Nga 30 prilli Ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan do të jetë në Uashington për një vizitë pune. Është planifikuar rundi tjetër i diskutimeve për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit,” tha zëdhënësja Ani Badalyan, në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm të takimit nga Azerbajxhani.

Pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim në mes tyre, Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje që do të zgjidhte çështjet e pazgjidhura, si përcaktimi i kufijve dhe kthimi i të burgosurve.

Azerbajxhani ngriti një pikë të re kontrolli të dielën e kaluar në rrugën për në Karabakh, korridori Lachin, në një lëvizje që Armenia e quajti një shkelje të rëndë të armëpushimit të vitit 2020. /REL

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika