Kush është qytetari i cili e la Londrën dhe u rikthye në Kosovë për të hapur pularin? Flet ministri Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se një qytetar nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës ka braktisur Londrën pas 15 viteve dhe është për rikthyer në Kosovë për të investuar në fushën bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se qytetari nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, e ka braktisur Londrën pas 15 viteve dhe sipas Pecit ai është rikthye për të investuar në Kosovë.

Ministrit i Bujqësisë ka thënë se Liridon Rudaku ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.

“Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Liridonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë”, ka thënë Peci.

“Ne e përkrahim këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve”, ka shkruar ai në FaceBook.

Më poshtë mund lexoni postimin e plotë të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Liridon Rudaku nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, la Londrën pas 15 viteve dhe u kthye për të investuar në vendlindjen e të parëve të tij.

Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.

Ne e përkrahim këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve.

Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Liridonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë.

Tek Liridoni pashë një punëtor pasionant dhe krenar për veprimtarinë e tij, andaj i ikurajoj të gjithë të rinjtë që ta ndjekin shembullim e tij.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika