“Ka shkelur çdo vijë të kuqe”, opozita e frikësuar se çka mund të pranojë Kurti në takimin e 2 majit

"Fatkeqësisht me marrëveshjen e Ohrit Kurti ka shkelur çdo vij të kuqe që shteti i Kosovës dhe e them institucionet e Kosovës kanë vendosur tash e shumë vite"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po konsiderojnë se me dakordimin në Ohër me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka shkelur çdo vijë të kuqe.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se Kosova nga kjo marrëveshje e ka rolin zbatues e sipas tyre Serbi është kërkuese.

Kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se kanë frikë nga ajo se çfarë mund t’i sjell Kosovës kryeministri Kurti nga takimi i dy majti në Bruksel. Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, në një prononcim për EO, e ka kritikuar Kurtin për ndërrim qëndrimesh.

Madje ai pohon se në takimin e 2 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kurti mund t’i sjell Kosovës dhe ato dëme që do të jenë një trashëgimi e rëndë.

“Fatkeqësisht me marrëveshjen e Ohrit Kurti ka shkelur çdo vij të kuqe që shteti i Kosovës dhe e them institucionet e Kosovës kanë vendosur tash e shumë vite. Me marrëveshjen e Ohrit kem bindjen që është tejkaluar edhe Asociacioni madje edhe shumë çështje të tjera. Në këtë kontekstin asgjë pozitive nuk presim nga ky kryeministër më. Ajo çka presim ne është, ose kemi frikë nga sjella e tij e papërgjegjshëm sepse dëmet që do të i’a sjell Kosovës në raport me Serbinë duket që do të jenë një trashëgimi e rëndë për secili që jeton në Kosovë”, tha ai.

Selmanaj tha se nga takimi i dy majit i paraparë që të zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë asgjë pozitive, duke shtuar se Kurti mund edhe t’i kejkalojë marrëveshjet paraprake duke bërë tolerime.

“Prandaj asgjë pozitive nuk pres nga takimet e tilla, përkundrazi i pres më shumë frikë dhe më shumë shqetësim lidhur me atë se çka mund të na sjellë, me marrëveshjen e Ohrit ky na ka treguar që ky është në gjendje që gjithçka të pranoj, fatkeqësisht gjithçka të pranoj, madje të tejkaloj edhe ato marrëveshje të cilat janë arritur dikur ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se pritjet e bashkësisë ndërkombëtare për takimin janë të qarta për të dyja vendet.

“Pritjet janë të qarta janë të lexueshme i kemi qëndrimet e përfaqësueseve ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre konkrete. Kryeministri në marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, të gjitha ato detyrime që përfshihen në kuadër të marrëveshjes së Brukselit për planin franko-gjerman dhe ato në aneksin për implementim të Ohrit janë qartësisht të definuar dhe ato do të interpretohen vetëm nga Lajçak”, tha ai.

Berisha tha se Kosova në takimin e dy majit nuk e ka komoditetin për mbajtjen e qëndrimeve, pasi sipas tij, Kosova në këtë rast është e detyruar që të zbatoj marrëveshjet e Serbia e ka rolin kërkues.

“Kosova nuk e ka më komoditetin dhe të drejtën e interpretimit dhe mbajtjes së qëndrimeve, por e kundërta. Por duhet vetëm që të jetë zbatuese, në këtë moment Serbia e ka rolin e asaj që insiston dhe kërkon kurse Kosova është e detyruar që të zbatoj”, tha ai.

Kosova dhe Serbia do ta zhvillojnë takimin e radhës të nivelit të lartë më dy maj në Bruksel, tashmë në atë që po konsiderohet si “lojë” tjetër.

Detajet e fundit rreth takimit ndërmjet liderëve i ka dhënë emisari Miroslav Lajçak.“Qëllimi kryesor i takimit në Ohër ishte arritja e marrëveshjes për zbatimin.

Ky proces kulmoi dhe sot jemi në një lojë tjetër. Dialogu ka arritur një nivel më të lartë”, deklaroi fillimisht diplomati sllovak.Ai e ka bërë të ditur se është i kënaqur me rezultatet deri më tani, megjithëse, njoftoi se fillimisht kanë bërë përpjekje që të bijën dakord për një “aneks më ambicioz”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika