Në maj të vitit 2023, Zvicra do të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Presidenca vjen në një kohë, kur kapaciteti i këshillit për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet ndërkombëtare po vihet në pikëpyetje serioze. 15 anëtarët e saj nuk mundën ta ndalonin Rusinë të sulmonte Ukrainën vitin e kaluar.
Në qendër të çështjes është aftësia e Kinës, Francës, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, anëtarëve të përhershëm – të njohur si “P5”, për të vënë veton e vetme ndaj çdo rezolute.
Detyra kryesore e presidentit të Këshillit të Sigurimit është të sigurohet që puna e përditshme e këshillit të ecë pa probleme. Kjo nënkupton përgatitjen e agjendës së saj, shumë prej të cilave është përcaktuar paraprakisht.
Pikat e rendit të ditës përfshijnë temat që rishikohen periodikisht dhe mandatet ose regjimet e sanksioneve që vijnë për rinovim.
Gjithashtu, nënkupton organizimin dhe kryesimin e takimeve, shpërndarjen e informacionit tek anëtarët dhe veprimin si fytyra publike e këshillit.
Zvicra ka përcaktuar katër prioritete tematike për mandatin e saj dyvjeçar (2023-2024) si anëtare jo e përhershme e këshillit.
Shteti do të kërkojë të ndërtojë paqe të qëndrueshme, të mbrojë civilët në konfliktet e armatosura, të trajtojë ndikimin e ndryshimeve klimatike në siguri dhe të përmirësojë efektivitetin e këshillit, shkruan SWI.