Në një video, të cilën e ka siguruar Dukagjini, shihen disa persona duke u rrahur në Aeroportin e Prishtinës, gjatë ditës së diel, të 30 prillit.
Ndërsa, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje në lidhje më rastin. Ajo ka bërë të ditur se dy persona kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa, shtatë persona janë shoqëruar në stacion policor, si të dyshur se kanë qenë të përfshirë në rrahje.
“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast, nga njësitet policore të Lipjanit, në stacion janë shoqëruar shtatë persona, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti.