Kupchan: Vuçiq po ndikon drejtpërdrejtë te serbët në veri për t’i rezistuar integrimit në institucionet e Kosovës

Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar se tensionet në rajon, pushtimi rus i Ukrainës dhe fokusi i administratës së Bidenit në sigurinë evropiane janë kombinuar për të rritur ndjeshëm angazhimin e Washingtonit në Ballkan.

Në një intervistë për Telegrafin, Kupchan thekson se për dallim prej administratës Trump, tani SHBA-ja po punon më ngushtë me Bashkimin Evropian për të rritur ndikimin diplomatik në rajon.

Kupchan, njëherësh profesor në Universitetin Georgetown në Washington, u shpreh se SHBA-ja ka qenë shumë aktive në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sa i përket njohjes, ai thotë se BE-ja do të qëndrojë e vendosur dhe do të kërkojë që Serbia ta njohë Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE. Kjo sipas tij, është politika e duhur – dhe është mënyra më e mirë e BE-së për të ushtruar ndikim mbi Beogradin.

Bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga serbët në veri të Kosovës, Kupchan e ka quajtur një hap në drejtim të gabuar – dhe një shenjë se Kurti dhe Vuçiq duhet të bëjnë përparim në një vizion të përbashkët se si të zbatojnë “vetëmenaxhimin” për pakicës serbe.

Ai shton se Beogradi pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në inkurajimin e komunitetit serb në veri të Kosovës për t’i rezistuar integrimit në institucionet dhe shoqërinë kosovare.

Si e shihni rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë -Serbi, a mendoni se Shtetet e Bashkuara kanë bërë mjaftueshëm në proces për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve?

Charles Kupchan: SHBA ka qenë shumë aktive në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Tensionet në rajon, pushtimi rus i Ukrainës dhe fokusi i administratës së Bidenit në sigurinë evropiane janë kombinuar për të rritur ndjeshëm angazhimin e Washingtonit në Ballkan. Ndryshe nga gjatë administratës Trump, SHBA po punon ngushtë gjithashtu me BE-në. Se puna në grup është shumë e rëndësishme; të dy palët që bashkëpunojnë ngushtë rrit fuqinë e tyre diplomatike në rajon.

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa Vuçiq ka qenë skeptik. A po heziton Beogradi të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën?

Charles Kupchan: Vuçiq duket se është duke e zvarritur sa i përket zbatimit – gjoja derisa palët të kuptojnë më qartë se si të zbatojnë “ vetëmenaxhimin për komunitetin serb në Kosovë ”. Vuçiq mund të jetë gjithashtu duke kërkuar të forcojë pozicionin e tij negociues dhe pa dyshim është duke lundruar në politikën e brendshme shumë të ndërlikuar dhe të vështirë për çështjen e normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës.

A mendoni se Serbia do ta njohë  Kosovën nëse normalizohen marrëdhëniet, apo do të bëjë kompromise të tjera në këmbim që përfshijnë edhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Charles Kupchan: Mendoj se BE-ja do të qëndrojë e vendosur dhe do të kërkojë që Serbia ta njohë Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE. Kjo është politika e duhur – dhe është mënyra më e mirë e BE-së për të ushtruar ndikim mbi Beogradin. Siç është renditur aktualisht, normalizimi vjen përpara njohjes. Por duke supozuar se marrëveshja shkon përpara, njohja është objektivi përfundimtar.

Që nga viti 2000, në Mitrovicën e Veriut, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, ka pasur incidente të vazhdueshme. A mendoni se Beogradi po i mbështet qëllimisht grupet kriminale për të destabilizuar Kosovën?

Charles Kupchan: Beogradi pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në inkurajimin e komunitetit serb në veri të Kosovës për t’i rezistuar integrimit në institucionet dhe shoqërinë kosovare.  Rezultati është institucione paralele dhe një pakicë e konsiderueshme serbe brenda Kosovës që nuk ruajnë ndjenjën e “përkatësisë”.  Zgjedhjet lokale që u zhvilluan kohët e fundit në veri, të cilat u bojkotuan nga shumica e serbëve, ishin një hap në drejtimin e gabuar – dhe një shenjë se Kurti dhe Vuçiq duhet të bëjnë përparim në një vizion të përbashkët se si të zbatojnë “vetëmenaxhimin” për pakicës serbe.

Derisa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon dhe Evropa po përballet me krizën më të madhe të sigurisë në dekadat e fundit,  institucionet e Kosovës kanë shtuar përpjekjet për t’iu bashkuar strukturave të aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, NATO. Si e shihni këtë veprim, a mendoni se duhet të përshpejtohet procesi që  Kosova  të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe?

Charles Kupchan: Po, është një investim i mirë për Kosovën që të thellojë bashkëpunimin e saj de facto me institucionet transatlantike dhe evropiane në pritje të integrimit de jure.

Charles Kupchan: Fitorja e Millatoviqit përbën një pengesë për forcat properëndimore në Mal të Zi, një tjetër shenjë e sfidave politike me të cilat përballet ende rajoni. Por Mali i Zi është një anëtar i NATO-s, i cili kufizon aftësinë e tij për të lëvizur në një drejtim pro-rus. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka dëmtuar pozitën e saj në rajon. Rusia vazhdon të përpiqet të destabilizojë rajonin, por bazat e saj po pakësohen me kalimin e kohës.

Milorad Dodik në vazhdimësi po bën thirrje për bashkimin e “Republika Srpska” dhe Serbisë, sa të rrezikshme janë këto deklarata për rajonin?

Charles Kupchan: Deklarimet e vazhdueshme të Milorad Dodik për shkëputje dhe bashkim me Serbinë është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm. Edhe pse SHBA dhe BE fokusohen në normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, ata duhet të dyfishojnë angazhimin në BeH. Një rishikim i strukturave të Dejtonit ka shumë të ngjarë të jetë në rregull.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar a se Serbia duhet të mbrojë miqtë e saj tradicionalë, duke mos vendosur sanksione Rusisë. Nga ana tjetër, synon Bashkimin Evropian. Si e shihni këtë qëndrim të Vuçiqit?

Charles Kupchan: Vuçiq ka qenë gjithmonë i talentuar në të dyja anët e medaljes. Ai ia përshtat mesazhin e tij audiencës dhe kërkon të fitojë ‘leva’ duke u anuar në drejtime të ndryshme politike në të njëjtën kohë. Mbrojtja e “miqve tradicionalë”, ndërsa synon anëtarësimin në BE, është Vuçiq i vjetër.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika