Mona Lisa: një ndër pikturat më të famshme të të gjitha kohërave

Sot konsiderohet si piktura më e famshme në botë

Të rendisim pikturat është një punë e vështirë, pasi që piktura nga më të ndryshmet datojnë shumë kohë më parë, ku shumica e këytre pikturave janë të punuara nga artistë të famshëm të të gjitha kohërave.

Piktura i takon mediumit të lashtë, ku pasi është futur fotogrrafia, filmi, teknologjia, ajo ka mbetur ende një mënyrë vazhdimësie e shprehjes.

Një ndër pikturat më të famshme në tërë botën është piktura e Da Vinçit, Mona Lisa, e cila poashtu është piktura më e vlefshme në botë, që ka marrë vlerësim të lartë.

Mona Lisa, e pikturuar mes viteve 1503-1517, një portret mjaft tërheqës të cilën mund ta perbëjmë nga dy pyetje që nga krijimi isaj, kush është subjekti dhe pse buzëqesh ajo? Që nga koha kur është është bërë kjo pikturë, shumë teori janë thënë në lidhje me të, se kush është “Mona Lisa” me disa pretendime se ajo është gruaja e tregtarit fiorentin, Francesco Di Bartolomeo del Giocondo, apo nëna e Leonardos, Katerina.

Mona Lisa me një pamje të qetë, nga prapavija dallojmë peisazhin e idealizuar që shpërndahet në distancë, por ka pasur shumë spekulime në lidhje me modelin dhe peisazhin e kësaj pikture. Për shembull, Leonardo ndoshta e ka pikturuar modelin e tij me besnikëri pasi bukuria e saj nuk shihet si ndër më të mirat, ku tek ky portret, Mona Lisa nuk ka vetulla e as qerpikë.

Mona Lisa ka edhe një ngjashmëri të lartë me përshkrimet e Rilindjes së Virgjëreshës Mari, ku në kohën e Rilindjes ajo shihej si një ideal për grua.

Deri në shekullin e 20-të, Mona Lisa ishte vetëm një vepër arti e cila ishte vlerësuar shumë edhe në atë kohë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika