Të hënën e 1 majit (sot) dëshmitari i radhës ka filluar dëshminë e tij kundër Pjetër Shalës.
Ndërsa, Zyra e Prokurorisë Speciale ka kërkuar 3 orë për ta intervistuar dëshmitarin.
Pjetër Shala, seancën e sotme po e përcjell përmes video-incizimit. Gjithashtu edhe dëshmitari po jep dëshminë përmes video-incizimit, si dhe në masa mbrojtëse.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, dhe krimet për të cilat akuzohet Shala pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.