Shumë probleme detyrojnë punëtorët që ta lëshojnë Kosovën

Shumë probleme ua bëjnë të detyrueshme punëtorëve kosovarë që ta lëshojnë vendin. Këto vlerësime i japin aktivistë për të drejtat e punëtorëve, të cilët theksojnë se gjendja nuk ka ndryshuar as me qeverinë e re. E Qeveria, vlerësohet se në këtë situatë e ka rolin më të rëndësishëm

Përshkrime të tilla “Kërkojmë punëtorë” janë bërë të shpeshta në bizneset gjithandej Kosovës.

Kjo po ndodhë në një kohë kur migrimi për kushte më të mira të punës është rritur drastikisht në vitet e fundit.

“Sot kemi punëtorë të cilët punojnë shtatë ditë në javë. Unë takoj punëtor i cili e ka një të diele po, një të diele jo pushim. Edhe kjo është e tmerrshme dhe normalisht në momentin e parë që i jepet mundësia ai punëtor do të largohet prej vendit se është e pamundur me punu”, ka thënë aktivisti, Kushtrim Mehmeti.

Për Kushtrim Mehmetin, aktivist për të drejtat e punëtorëve, gjendja nuk ka ndryshuar as me qeverinë e re.

“Duhen inspektora të punës. 43 kanë qenë, 43 kanë mbetë. Mund të jetë ky numër që po e them 44 ose 45, mirëpo është krejt i papërfillshëm. Në momentin që ky numër nuk bëhet 400, është problem… Nuk ndryshon asgjë edhe pa u insistu shumë që me u rritë pagat e inspektorëve dhe që me dal në pah krejt ato gjëra që kompanitë private po edhe publike me të cilat po i dëmtojnë punëtorët”, ka vijuar Mehmeti.

Në këtë situatë, Qeveria, sipas Skënder Krasniqit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka rolin më të rëndësishëm.

“Punën kryesore duhet ta bëjë shteti. Në rast të krizave dhe sfidave duhet t’i dal në ndihmë edhe biznesit edhe qytetarit, që këto kriza të kalohen sa më lehtë. Këtu kemi dështu të dy palët. Ka dështuar edhe biznesi sepse nuk ka pasur mundësi mjaftueshëm me përballu, ka dështu edhe shteti që nuk i ka dal në ndihmë biznesit”, ka thënë Krasniqi.

Në ditën e punëtorëve, kryeministri Albin Kurti është mburrur në “Facebook” me punën që ka bërë gjatë mandatit të tij.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika