Ky vendbanim përngjanë në legjendën e kalasë së Rozafës në Shkodër. Kala në cilën tre vëllezër muret i ndërtonin ditën por shembeshin natën.
Veçse këtu fatin e Rozafës e cila u muros për të mbajtur kështjellën në këmbë e kanë banorët që për dy dekada vizitojnë rrënojat e shtëpive në të cilat e kaluan një pjesë të jetës.
Betim Osmani është rritur në këtë shtëpi në Kroin e Vitakut, tash pjesë e Mitrovicës Veriore. Me nisjen e bombardimeve të NATO-s kjo pjesë u zbrasë nga presioni dhe dhuna të cilën kryesisht e ushtronin paramiltarët serbë.
Deri në vitin 2016 themelet e shtëpisë qëndruan të rrënuara, e më pas nisi puna, por pa sukses.
Betim Osmani, banor i shpërngulur tek Kroi i Vitakut, ka thënë se “Kemi punuar 15 ditë pa kurrfar problemi, pas 15 ditëve natën kanë ardhur edhe na e kanë rrënuar pronën, për fat atë ditë kam ardhë se kam dëgju prej fqinje të mi se diçka po ndodhë në pronën tënde. Kam ardh këtu i kam zanë disa të rinj duke e dëmtu pronën, Policia e din edhe kush janë po nuk ka ndërmarrë masa”.
Gjatë kohës së po realizohej kjo intervistë Betimin disa herë e përshëndeti fqinji i parë, por jo para kamerës. Me dëshirë djaloshi që deri në moshën 18 vjeçare zgjodhej në mëngjes në këtë shtëpi, thotë se do të ri-kthehej.
Osmani ka thënë tutje se “Jo vetëm vullneti im, por vullneti i familjes por edhe i gjithë fqinjëve tonë që tani e 24 vjet nuk janë këtu, është vullneti shumë i mirë për t’u kthyer besoj që institucionet do t’i kemi mbrapa që të na ndihmojnë që të kthehemi në pronën tonë”.
Rrënoja të paprekura që nga koha e luftës qëndrojnë edhe në pjesë tjera të Kroit të Vitakut. Në këtë shtëpi e në këto dhoma, për kohë të gjatë ka jetuar njëri nga themeluesit e LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha.
Pak minuta pas fillimit të bombardimeve të NATO-së, më 24 mars, Latif Berisha u ekzekuta në pragun e shtëpisë. Vend për të cilin po kërkohet të kthehet në muze, në nderim të figurës dhe ngjarjes tragjike.
Skender Sadiku, Zëvendës kryesues i asamblesë komunale ka deklaruar se “Pronari është vrarë në të 99-tën kurse ne qe 24 vite jemi duke e vra këtë shtëpi, edhe duke e vra trashëgëminë. Shpresoj dhe bëjë apel që këtu në 25 vjetorin, në vitin e ardhshëm në qerekshekull kjo shtëpi të ri-vitalizohet por edhe të jetë shtëpi të cilën do ta shfrytëzojnë gjeneratat e ardhshme edhe si kujtesë por më shumë për gjuhë dhe për albanologji”.
Sadiku kërkon që të gjitha shtëpitë pa dallime etnike të ri-ndërtohen, dhe të kthehet pronarët legjitim. Këtë ëndërr Agim Vitaku e ka realizuar në vitin 2016, e që sot e asaj dite thotë se ballafaqohen me sfida të ndryshme, por që nuk ua zbeshin dëshirën të jetëojnë në tokën e të parëve.
Agim Vitaku, banor i ri-kthyer është shprehur se “(shqiptarët) I’a kanë shitë pronat serbëve që i kanë ndërtu banesat ne e kemi fillu këtu me ndërtim na thonin njerëzit e komunës tonë na thoshin mos u ngacmoni ata se nuk e kanë për ngut, se kanë për gjatë. Ata mos i pengoni në punë a neve nuk na lejonin me punu, qe i ndërtuan 7 banesa janë kthyer popullatë prej të gjitha anëve të Kosoës dhe Jugosllavisë ka aty… Çka puno shqiptari i pengon serbëve, çka të punon. E kam bë rrethojën, disa herë mi kanë dëmtu rrethojat aty”.
Në pjesën veriore janë rreth 350 të pandërtuara, pronarët e të cilëve për çdo ditë zgjohen me shpresën se do të kthehen.