Analisti Dardan Gashi ka thënë se veriu dhe jugu i Mitrovicës kanë ‘dallime të mëdha’.
“Dallimi i madh atje (veri) është se prej 99-ës ka ndodh tre-katër masakra dhe përndjekje të shqiptarëve atje që nuk kanë ndodh në jug”, ka thënë tutje Gashi në “Debat Plus”.
“Në Mitrovicë kanë ndodhur krime pas lufte, ndodhin edhe sot, shqiptari i jugut nuk guxon me kalu urën, atje ekziston një racizëm i pastër”, ka shtuar ai.
Gashi ka shtuar se Lista Serbe nuk guxon të bëjë në jug atë që e bën në veri.
“Atje guxon se e ka kufirin aty dhe kjo është arsyeja dhe pse operojnë grupe kriminale politike të Beogradit”, ka theksuar analisti Dardan Gashi.