Hoxha: Po hyjmë në një fazë të vështirë të negociatave, Serbia po bën përpjekje që Kosova ta ketë të vështirë të ecë tutje

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se Serbia po bën të gjitha përpjekjet që Kosova ta ketë të vështirë të ecë tutje

Ylli Hoxha- Analist

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se të martën e 2 majit, Kosova do të hyjë në një fazë tejet të vështirë të negociatave, ku dilema më e madhe do të jetë se cila palë do ta lëshojë flamurin e para.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për dilemat e Statutit të Asociacionit, Hoxha ka thënë se Serbia fare nuk është e interesuar që të ecë përpara.

Sipas tij, Serbia po bën të gjitha përpjekjet që Kosova ta ketë të vështirë të ecë tutje.

“Për mua ishte e habitshme deklarata e kryeministrit në media kroate i cili thotë se nesër do të më prezantohet do të doja të më prezantohej më herët në Prishtinë. Me këtë Kurti po del dhe distancon veten prej produkti që do të diskutohej nesër. Kosova është dashur të paraqesë statutin e Asociacionit, tash po del që s’qenka Kosova, qenka dikush i BE-së. Nëse kjo është e vërteta unë pres që nesër do ta kemi një pije të hidhur, i pari Kurti pastaj të gjithë ne sepse nga përvojat e bisedimeve të mëhershme këto bisedime ta japin një shok”.

“Pres që nesër të ballafaqohemi me realitetin e asaj se çka kërkohet nga ne në mënyrë që Serbia të ecë tutje. Nuk do të jetë Asociacioni sipas gjykatës sonë Kushtetuese, sipas qefeve tona, por do të jetë diçka që përmban edhe kompetencë ekzekutive, është një lloj i autonomisë. Do të hyjmë në një fazë tejet të vështirë të negociatave, ku dilema më e madhe do të jetë se cila palë do ta lëshojë flamurin e para. Serbia fare nuk është e interesuar që të ecet në këtë drejtim. Ajo bën të gjitha përpjekjet që Kosova ta ketë të vështirë të ecë tutje”, shtoi Hoxha.

Sipas tij, qasja e Serbisë ndaj zgjedhjeve, qasja e saj ndaj KiE, deklaratat e panumërta të udhëheqësve të saj “tregojnë një acarim në ton dhe nuk janë komplementare me një marrëveshje për paqe”.

“Beogradi po e acaron tonin, fjalimi i Daçiqit në Këshillin e Sigurimit ka qenë si me u çu Millosheviqi të flasë, ka qenë sulmues, nënçmues për shqiptarët. Kjo është indikator që Serbia po do të provokojë një “Jo” të Kosovës”.

Për Hoxhën, është fundamentale që Kosova të mos pranojë asnjë akt.

“Mund të flasë për përmbajtjen e Asociacionit, por të mos pranojë të bëjë asnjë akt përderisa Serbia vazhdon të sillet në këtë mënyrë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika