Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të hënën e një majit në Graçanicë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe pulla postare.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Në raport theksohet se rasti po vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin ku ajo punon dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe pulla postare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.