Aksion para rektoratit, kërkohet që UP-së të mos i hiqet emri “Hasan Prishtina”

Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” kanë zhvilluar një aksion para Rektoratit të UP-së, të cilët kanë kërkuar që të mos largohet emri "Hasan Prishtina" nga ky universitet

FOTO: EO

Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë mbajtur aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), në shenjë reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, foli për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, duke e quajtur “çmenduri” propozimin për heqjen e emirit të tij nga UP-ja.

Madje, sipas tij, as populli nuk do ta pranojë një gjë të tillë.

“Hasan Prishtina ishte organizator i protestave të vitit 1915 dhe punoi pareshtur për çlirimin e territoreve të Kosovës. Hasan Prishtina jeton në zemrat e kuksianëve, i lavdishëm qoftë kujtimi i tij. Të hiqet emri prej këtij Universiteti për mua është një çmenduri, sepse është një prej figurave më të ndritshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Populli nuk do ta pranojë këtë. Kategorikisht nuk duhet t’i hiqet emrin Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Hoxha, shkruan EO.

Nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, që përfaqëson edhe Fondacionin “Hasan Prishtina”, i ka kërkuar rektorit të UP-së që të tërhiqet nga ky propozim e të merret me cilësinë në këtë institucion.

Madje, ai ka kërkuar që të largohet nga pozita rektori i ri, duke e quajtur këtë nismë si të pakuptimtë.

“Mos na e prekni Hasan Prishtinën”, u shpreh ai i revoltuar, duke e quajtur ofendimin më të rëndë për heroin, heqjen e emrit të tij nga UP-ja.

“Kemi ardhur sot këtu që të kundërshtojmë rreptë iniciativën e rektorit të UP-së që ta tërheqë emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti. Pra, sot kemi ardhur me i thanë stop mos na prek Hasan Prishtinën, UP ka probleme të tjera, ai duhet që të merret me ngritjen e cilësisë së arsimit”, tha Prishtina.

“Tani them se një nismë e tillë rektor, duhet të përfundojë me largimin e tij. Kjo është e pakuptimtë për gjithë shqiptarinë. Le të del dhe të shpjegon, gjithë grupet e partive politike kanë shprehur që të vijnë sot këtu, por në kemi zgjedhur që një grup intelektualësh të vijmë këtu dhe të dërgojmë një mesazh. Mos na e prekni Hasan Prishtinën. Ofendim më i rënë mund të bëhet që pas 11 vjetësh të tërhiqet emri i tij”, vijoi ai.

Pjesëmarrësit gjatë aksionit vendosen edhe kurora lulesh para bustit të Hasan Prishtinës./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika