Përfundon dëshminë dëshmitari i pestë me radhë në rastin e Pjetër Shalës

Dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia, tha se personat e ndaluar që mbërrinin në shtabin e Kukësit dërgoheshin aty nga komandantët e ‘‘mëdhenj’’

Pjetër Shala

Të martën e dy majit ka përfunduar dëshminë dëshmitari i pestë me radhë (me kodin 10) në rastin e Pjetër Shalës.

Dëshmitari fillimisht pohoi se e njeh Frank Berishën dhe Pren Berishën, këtë të fundit tha se e njeh se kishte qenë i burgosur në burgun e Prizrenit.

Kundërpyetjet e tjera të parashtruara nga ana e avokates mbrojtëse, Leto Cariolou, janë bërë në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia, tha se personat e ndaluar që mbërrinin në shtabin e Kukësit dërgoheshin aty nga komandantët e ‘‘mëdhenj’’.

Ai tha se ata vinin me vetura dhe se i njëjti në hyrje të ndërtesës nuk mund ta dinte nëse ata ishin të dyshuar, por se këtë e kuptonte më vonë, kjo pasi pas marrjes në pyetje, sipas tij, disa i lëshonin dhe disa i mobilizonin në ushtri.

Kur u pyet nëse ata persona vinin në shtab me duar të lidhura, ai u përgjigj ‘‘unë s’i kam parë me duar të lidhura’’.

Lidhur me këtë, gjykatësja Veldt-Foglia e ballafaqoi me deklarimet e mëhershme para Zyrës së Prokurorit të Specializuar, por që DhSK vendosi që kjo pjesë të ketë përmbajtje të redaktuar.

Në pjesën publike, dëshmitari tha se ‘‘është mundësia që kam thënë, por kam harruar’’, duke shtuar se kur ata vinin me makinë, ndonjëherë komandantët i dërgonin në zyre apo në pavijonin numër 1.

Tutje, dëshmitari tha se personat e ndaluar kishin qenë shqiptarë, por i kujtohet se ka pasur edhe romë.

Kurse, i pyetur nga anëtari i trupit gjykues, gjykatësi Gilbert Biitti, se a kishin qenë kushtet e këqija në ndërtesën ku ishin mbajtur të dyshuarit, dëshmitari tha se kushtet kishin qenë të njëjta për të gjithë.

“Sikur për personat në ndërtesën numër 1, si për ne, njëjtë kanë qenë, se kur hajshim na bukë edhe ata hajshin”, tha dëshmitari.

Tutje, i pyetur nga gjykatësi Biitti se a kanë ngrënë në të njëjtin vend ushtarët dhe të dyshuarit, dëshmitari tha jo. Sipas tij, ushtarët vetëm ua kanë dërguar ushqimin.

“Jo, jo ushtarët ia çonin, unë vetë një herë me komandantin ua kam çuar bukën, po përditë s’ka pasur bukë me hangër’’, tha ai.

E me pas, dëshmitari është ballafaquar me një pjesë të dëshmisë së tij të dhënë në ZPS, dhe është pyetur nga gjykatësi se përse ka thënë se kushtet e përgjithshme në ndërtesën 1 kanë qenë shumë të këqija, e që dëshmitari tha se këtë e ka deklaruar pasi, sipas tij, të dyshuarit kanë qenë të mbyllur dhe nuk kanë pasur mundësi të dalin sikur të tjerët.

Seanca planifikohet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë me radhë (me kodin 11).

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika