Humbin jetën dy foshnja në QKUK: Nga Gjinekologjia thonë se është abort, Prokuroria nis hetimet

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsinë trupave të pajetë (dy foshnjave), për të cilat, një grua shtatzënë ka raportuar se i ka humbur si shkak i neglizhencës së mjekëve.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ajo ka shtuar se rasti është iniciuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast ‘Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë ajo.

Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me drejtorin e  Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Ndrejaj ka mohuar se ky rast ka të bëjë me neglizhencë të mjekëve.

Ai ka thënë se ky rast është abort dhe se nuk ka ndodhur në klinikë, por jashtë klinikës së Gjinekologjisë.

Ai dha arsyetimin se është abort, pasi sipas tij, gruaja shtatzënë ishte në javën e 21-të dhe deri në javën e 28-të siç u shpreh ai, konsiderohet abort.

“Në fakt, rasti ka ndodhur të shtunën. Nuk ka ndodhur brenda Klinikës së Gjinekologjisë, ka ndodhur jashtë saj. Kjo ka qenë abort, kjo ka qenë shtatzënë në javën e 21-të dhe ne deri në javën e 28-të e konsiderojmë abort. Ajo ka ardhur në klinikë e ka kryer lindjen. Foshnjat kanë qenë të vdekura”, ka thënë Ndrejaj.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika