Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës së tij në Kroaci, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se ka vizituar edhe Ambasadën e Shqipërisë, ku ka takuar edhe ambasadorin Riza Podën.
“Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, vizitova dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me ç’rast takova dhe ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda, të cilët më njoftuan për angazhimet e Ambasadës, bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, dhe shtetin partner Kroacinë, si aleat i besueshëm në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike”, shkroi Mehaj.
“Falënderova ambasadorët për angazhimin e tyre diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme”.