Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë.
Në 23 vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haradinaj nënvizoi edhe nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Besojmë në Kosovën në harmoni me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe s’do të kalkulojmë. Besojmë në fqinjësinë e mirë me popujt fqinj dhe do të ruajmë fqinjësinë e mirë. Besojmë në njohjen me Serbinë dhe marrëveshjen për njohje”, ka thënë Haradinaj.
“Lëvizjet patriotike, lëvizja paqësore, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi aleancën më të çmuar për shqiptarët, aleancën me Amerikën dhe NATO-n. I jemi mirënjohës për jetë Amerikës dhe Natos. Me të drejtë sot themi se Amerika është ylli ynë polar”, ka shtuar Haradinaj.
Në 24 vjetorin e themelimit të AK-së, Haradinaj është shprehur se lufta e UÇK-së e solli lirinë e Kosovës.
“Robëria e egër e sjelli luftën dhe lindi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sjelli lirinë por edhe i dha përjetësinë shumë të dashurve tanë. Nderojmë Adem Jasharin, familjen Jashari, gjithë të rënët për liri, martirët tonë, duam të dimë për fatin e të pagjeturve, duam drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, duam drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, nderojmë kategoritë e lirisë”, ka deklaruar tutje Haradinaj /Telegrafi.
Në videon më poshtë, në minutën 18:50, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj merr fjalën.