Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të mërkurën e 3 majit, duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë seancë në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara nga muaji shkurt, mars e prill.
Para mbledhjes së seancës, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit në ora 10:30.
Rendi i ditës
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023:
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023:
Përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:
Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023:
Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023:
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:
Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,
Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.