Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të substancave narkotike dhe shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.K.

Sipas njoftimit, ai akuzohet për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.K. akuzohet për veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’ nga neni 267 paragrafi 3, lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9, lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me veprën penale ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 të KPRK, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika