Ylli argjentinas, Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano.
Sipas tij, babai i Messit, Jorge, ia komunikoi vendimin Paris Saint-Germain-it tashmë një muaj më parë për shkak të një projekti.
Lajmi i së mërkurës vjen një ditë pasi PSG e kishte pezulluar Messin dy javë pa pagesë për mungesën e stërvitjes gjatë një udhëtimi të paautorizuar në Arabinë Saudite.
“PSG e ka pezulluar Messin duke filluar nga sot dhe për dy javët e ardhshme pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite”, ka shkruar Romano në Facebook.
Siç ka raportuar ai, marrëdhënia mes tyre është prishur pas vendimit të marrë për të mos vazhduar bashkë për sezonin e ardhshëm.