Abazoviq mohon akuzat në seancën dëgjimore shkaku i votës për Kosovën

Kryeministri në mandatin teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën dëgjimore, e mbajtur më 3 maj, ka deklaruar se Mali i Zi e kishte njoftuar Beogradin zyrtar paraprakisht për votën për anëtarësim të Kosovës në KiE

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar akuzat se vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ishte “votë kundër Serbisë”, por për për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi kishte caktuar seancë dëgjimore të Abazoviqit, lidhur me mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës – ku nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për.

Kjo seancë ishte kërkuar nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF), ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Lekiq, të cilët ishin të pakënaqur me votën e Malit të Zi.

DF-ja e quajti votën si “politikë të turpshme drejt Beogradi zyrtar”, ndërsa, gjatë seancës dëgjimore, anëtarë të kësaj partie thanë se vota e Malit të Zi ishte bërë “sipas urdhrit të SHBA-së”.

Por, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi e kishte njoftuar Beogradin zyrtar paraprakisht për votën për anëtarësim të Kosovës dhe shtoi se të gjithë zyrtarët e qeverisë paraprakisht kishin pranuar që Mali i Zi të ketë politikë të jashtme konsistente.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi, ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Abazoviq gjatë seancën dëgjimore më 3 maj, raporton REL.

Më pas ai iu referua marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “aty është shkruar se një shtet nuk do ta ndalë tjetrin nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”.

“Unë i jap mbështetje të plotë liderëve të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur një gjuhë të përbashkët së bashku me ndërmjetësit evropianë dhe palët e tjera”, ka deklaruar Abazoviq.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviq ka theksuar se Mali i Zi do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ai ka thënë se në vendin e tij kanë ndodhur disa procese politike, por kjo, sipas tij, nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili u zëvendësua në gusht të vitit 2020 pas tre dekadash në pushtet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika