Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve nga sulmi që ndodhi të martën në Beograd, ku nëntë persona mbeten të vdekur, 8 prej të cilëve ishin fëmijë.
“U dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të 9 të vrarëve, mes tyre 8 fëmijë, viktima të të shtënave masive në një shkollë në Beograd. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë” thuhet në reagimin e MPJD-së.
We send our deepest condolences to the families of the 9 murdered, among them 8 children, victims of a mass shooting in a school in Belgrade. We wish a fast recovery to the injured and hope that tragedies like this to never be repeated.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 4, 2023
Ndryshe, tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës, në një sulm të armatosur nga një nxënës 13-vjeçar në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.
Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, sulmuesi u arrestua.
Motivet e sulmit ende nuk dihen.
Ngushëllime për këtë rast kanë shprehur edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Me këtë rast, presidentja Osmani ka thënë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e fëmijëve.
Ndërsa, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij, gjersa ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.