​Certifikohet rezultati për Kuvendin Komunal në Leposaviq, 3 ulëse mbesin të zbrazëta

Kuvendi nuk është i plotë, pasi është miratuar rezultati vetëm për 16 asamblistë, ndërsa ka gjithsej 19 ulëse. Kjo në mungesë të votave për kandidatët që kanë garuar për Asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal në komunën e Leposaviqit. Megjithatë, Kuvendi nuk është i plotë, pasi është miratuar rezultati vetëm për 16 asamblistë, ndërsa ka gjithsej 19 ulëse.

Kjo në mungesë të votave për kandidatët që kanë garuar për Asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultatit, Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 15 ulëse, por vetëm 12 kandidatë të saj kanë marrë vota, e rrjedhimisht KQZ ka vendosur që LVV të ketë vetëm 12 këshilltarë komunalë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia e serbëve të Kosovës kanë marrë nga dy ulëse të tjera secila.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ka ardhur rekomandimi nga Sekretariati që rezultati të certifikohet, pasi vetëm kështu i hapet rrugë krijimit të institucioneve lokale në Leposaviq.

“Lëvizja Vetëvendosje 76.1%, 15 ulëse të fituara. Partia Demokratike e Kosovës me 19.2%, 2 ulëse të fituara si dhe Partia e serbëve të Kosovës me 4.6% me 2 ulëse të fituara. Ndërsa, në listën e kandidatëve Lëvizja Vetëvendosje i ka 12 kandidatë, të cilët kanë marrë vota. Partia Demokratike i ka dy kandidatë që kanë marrë vota dhe Partia e serbëve të Kosovës me dy kandidatë që kanë marrë vota”, deklaroi Radoniqi.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje nga KQZ, Sami Kurteshi, deklaroi se interpretimi i Sekretariatit është i kundërligjshëm.

“Diskutimin e kemi shterur si mendojmë ne, secili kemi mbetur vetëm me marr një vendim, vendimi është i domosdoshëm për hapje të rrugës, mendoj se interpretimi që ka dhënë Sekretariati është jo i drejtë, i kundërligjshëm, prandaj do të votoj kundër, edhe kolegu im nga Vetëvendosje do të votojë kundër, sepse mendojmë se nuk është interpretim i drejtë”, tha Kurteshi.

Pas hedhjes në votim, 8 anëtarë të KQZ-së votuan pro, dy anëtarët që përfaqësojnë LVV-në votuan kundër, ndërsa përfaqësuesja e Listës Serbe abstenoi me votën e saj.

Me këtë rast, është certifikuar edhe rezultati për këto zgjedhje./KP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika