Deputeti i Grupit Multietnik, Brahim Shabani, ka marrë mbështetjen e 73 deputetëve për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai është votuar për këtë pozitë në seancën e së enjtes, pasi nënkryetari Bekim Arifi kishte dhënë dorëheqje.
“Nga 75 deputetë, kanë votuar 73 deputetë. Të gjitha votat ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Pas numërimit të votave, Konjufca e uroi Shabanin për pozitën e tij si nënkryetar i Kuvendit.