I themeluar më 5 maj të vitit 1949, këtë vit Këshilli i Evropës mbush 74 vjet.
Me seli në Strasburg të Francës, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.
I njëjti mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare e jo vetëm. Këshilli në fjalë ka organizuar gjithashtu edhe fushata në mbrojtje të fëmijëve dhe për të drejtat e romëve.
I përbërë nga 47 shtete, ai luan një rol të madh ndihmës për vendet anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin si dhe që të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.
Duke qenë organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, mirëpo ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.
Dy trupat kyçe të Këshillit janë: Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare, ndërsa vetë Këshilli i Evropës mbetet një vëzhgues zyrtar i Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe nga BE, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje detyruese, por ka fuqinë për t’i zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare të përzgjedhura e të arritura nga shtetet evropiane për tema të ndryshme.
Trupi më i njohur i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Anglishtja dhe frëngjishtja janë dy gjuhët zyrtare të saj, transmeton KP.
Komiteti i Ministrave, Asambleja Parlamentare dhe Kongresi gjithashtu përdorin gjuhën gjermane, italiane, ruse dhe turke për disa nga puna e tyre.