Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunim seksual ndaj një gruaje.
Rasti besohet se ka ndodhur në komunën e Prishtinës, teksa bëhet e ditur se një person tjetër, i cili dyshohet për të njëjtin rast, gjendet në arrati.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër, i cili gjendet në arrati, e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.