Kurti për ngritjen e shtatores së heroit Fahri Fazliu: Lufta e vazhdueshme për çlirim karakterizoi veprimtarinë e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në Obiliq, të premten, është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur ngritjen e shtatores së këtij dëshmori të kombit.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se për jetën dhe aktivitetin politik dhe patriotik të Fahriut, do të rrëfejnë kujtime me peshë historike vetë shokët e tij që e njohën e bashkëvepruan me të.

“Në radhë të parë, dua të them që kanë qenë pikërisht vetëdija e kulluar politike për liri, tradita e mospajtimit me Serbinë okupatore, si dhe përpjekja e pandalur dhe lufta e vazhdueshme për çlirim, të cilat e kanë karakterizuar veprimtarinë e Fahri Fazliut dhe shokëve të tij, ato ideale që në fund e kanë çliruar Kosovën më 1999 dhe e kanë mundësuar shtetin e pavarur të Kosovës më 2008. Kërkesa ‘Kosova Republikë’, e thirrur nga Fahriu dhe mijëra të tjerë gjatë demonstratave të vitit 1981, nga një parullë popullore dominante e kohës, tani është realitet politik me Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka thënë se fryma patriotike dhe përkushtimi në aktivizëm, të shoqëruara nga përgatitja teorike dhe konsistenca në vlerat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si një lëvizje nacionale emancipuese, në mënyrat siç janë të ndërthurura në mendim dhe veprim te Fahriu e te shokët e tij, janë platformë për ide dhe burim frymëzimi për secilin që i hyn rrugës së aktivizmit politik për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare.

“Ardhmëria jonë politike është e matshme me nivelin e besnikërisë ndaj rrugës së dëshmorëve dhe me trajtat e vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë që tregojmë në këtë rrugëtim. Kushdo që e ka njohur veprimtarinë e Fahriut, e di që ajo është e pashqitshme nga ajo e Afrim Zhitisë, bashkë me të cilin luftoi edhe në ditën e rënies së tyre të përbashkët më 2 nëntor 1989”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se sa e pastër dhe e lartë ishte veprimtaria patriotike e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, mund të kuptohet edhe nga trashëgimia e drejtpërdrejtë e tyre politike.

“Ata që i pasuan Fahriun dhe Afrimin në rrugën e tyre, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, Ilir Konushevci dhe deri te Zahir Pajaziti, janë disa nga profilet e luftëtarëve më të paepur për lirinë e Kosovës. Fahri Fazliu tashmë i derdhur në bronz nga artisti skulptor Sabri Behramaj, përjetësohet në sheshin e qytetarëve dhe popullit, për të cilët, punoi e luftoi deri në frymën e fundit. Nga sot, kjo shtatore do të jetë një vepër arti kujtese për Fahri Fazliun dhe gjithë çfarë ka përfaqësuar ai bashkë me shokët e tij”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika