Vëzhguesit e ushtrisë serbe rreth maleve të Reçakut ishin vendosur disa javë para se të nisë masakra ndaj 45 civilëve.
Për përgatitjen e terrenit sipas banorëve lokalë ndihmë kishte dhënë fqinji i tyre i paraluftës, serbi Çeda Aksiç.
Aksiç si drejtor i seksionit të pyjeve në Ferizaj, sipas gazetarit të luftës, Ruzhdi Jasharit, e njihte zonën mirë, dhe ishte në shërbim të armatës së Millosheviqit.
“Sa i përket Reçakut po kështu pjesëmarrja e tij është gjithashtu sepse hyrjet në Reçak nga vendorët nga policia stacioni policor në Shtime, bashkë me forcat e policisë edhe ushtrisë…Duke qenë njohës i mirë i fshtrave, i hyrje daljeve, i pyjeve, i vendbanimeve, Reçak, Petrovë, Topillë Rancë, Devetak edhe të gjithë fshatrave. Duke qenë njohës i mirë i territorit është përdorë prej policisë me iu pri aktiviteteve edhe me qenë një prej mbështetësve kryesor gjatë ekzekutimeve direkte luftarake në terren”, ka thënë Jashari.
Serbi ndaj të cilit Prokurorua Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me masakrën e Reçakut, sipas Jasharit është fajtor edhe për ekzekekutim e Halil Hysenit.
Rast në të cilin ishin gjetur të vdekur edhe dy fëmijë dhe një grua.
“Merret Halili nga famijët edhe shoqja ndahet kështu që fëmijeve iu jep, keksa dhe qokolloda dhe iu thotë se Halili kthehet pas pak sepse, Halili ka qenë pa maskë kur ka itnervensu në fshatin Petrov edhe Halili e ka njoftë me emër me mbiemër, ky e ka marr edhe pas dy ore Halili ka qenë i ekzekutuar”, ka shtuar Jashari.
Aksiç, shtëpinë në qendër të Shtimes e kishte shndërruar në shtap të policisë. Megjithatë sipas të mbijeturave të masakrës së Reçakut, nuk është i vetmi serb nga qyteti, i cili i kishte prirë masakrës.
“Atë ditë nuk kemi mund askë se kush është sepse të gjithë serbët e Shtimes kanë qenë me maska, të njofshëm çka jan kanë, kanë pasur maska. Çka janë kanë jashtë Shtimes janë kanë me shirita pa maska janë kanë të ngjyrost”, ka thënë Ramë Shabani.
Shabani të cilit në malet e Reçakut i janë masakruar vëllai dhe 12 kuesheri, thotë se fajtorët dihen, por shteti ka dështuar të vendos drejtësi.
“Trupa aty ka pasur pa zemër, pa sy pa kry tulifar ka pasur….Një muaj ditë ka zgjatur masakra e Reçakut, sepse i kanë ngrehë zvarrë nëpër spitale, jo janë terrorista, jo janë kështu, jo ashtu”, ka shtuar Shabani.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, Çeda Aksiç, akuzohet se ka vrarë civilë shqiptarë edhe nga afërsia.
Me hyrjen e NATO-s ai e ka shitur shtëpinë, dhe dyshohet se jeton në Jagodinë të Serbisë.