Komuna e Prtishtinës ka njoftuar të enjtën se sot (e shtunë) do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik.
Komuna e Prishtinës njoftoi se ky testim do të bëhet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Në njoftimin e Komunës thuhej se testimi do të bëhet duke filluar nga ora 12:05.
“Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se ditën e shtunë, me datë 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05 do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, njofton Komuna e Prishtinës.