Heroi kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu është lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, tek ajo e Gjon Kastriotit.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është marrë peng nga Sulltan Murati dhe ka luftuar për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin është larguar gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.
Në vitin 1444, ai ka mbledhur të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku është vendosur unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.
Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku ka mbështetur mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ka qenë komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa ka vdekur më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare.
Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë. /KP