Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin “Adem Jashari”, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është falsifikuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.