Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar se djali i saj i mitur është larguar nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Nëna ka raportuar se i mituri ka dalë nga banesa më 4 maj dhe se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Fushë Kosovë 04.05.2023 – 14:00. Ankuesja femër kosovare, me 05.05.2023 ka raportuar se, djali i saj i mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.