Konjufca: Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia

Në takimin e 2 majit në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është prezantuar draft-statuti i Asociacionit, nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës. Kryeparlamentari Konjufca vlerëson se puna e ekipit menaxhues që hartoi draft-statutin e Asociacionit, ishte në përputhje me interesat e Serbisë. Ai thotë se nuk pret diçka pa u demokratizuar Serbia

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se një marrëveshje me Serbinë do të bëhet atëherë kur të ndryshojë ajo.

Në një intervistë për KP, Konjufca ka thënë se nuk pret diçka pa u demokratizuar Serbia.

“Sa është Serbia kështu hegjemoniste dhe brenda koordinatave le të themi kleronacionalizmit të kohës së Millosheviqit të viteve ‘90-ta, unë nuk pres zgjidhje në kuptimin e një marrëveshjeje me Serbinë. Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia, jo me këtë Serbi aktuale e cila është”, thotë ai.

Ndërkaq, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se puna e ekipit menaxhues që hartoi draft-statutin e Asociacionit, ishte në përputhje me interesat e Serbisë.

“Prezantuan një Asociacion i cili është ‘Republikë serbe’ në Kosovë dhe shumë mirë që u shkarkuan”, shton Konjufca.

Konjufca thekson se kushtëzimi për themelimin e Asociacionit me kthimin e serbëve në institucione nuk mund të zgjidh problemet.

“Pa u kthyer serbët në institucione nuk mund të vazhdojë procesi në kuptimin e dialogimit, negociatave dhe kushtëzimeve që po i bëjnë tash për Asociacionin. Qëndrimi i QUINT-it ka qenë shumë i qartë, pranim i institucioneve të Kosovës, kthim në institucionet e Kosovës, pranim i kornizës kushtetuese në të cilën funksionon Kosova dhe pastaj kalojmë në hapa të tjerë”, thekson ai.

Në takimin e 2 majit në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është prezantuar draft-statuti i Asociacionit, nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Pas takimit, kryeministri Kurti tha se draft-statut i propozuar qe i papranueshëm për Kosovën, derisa bëri të ditur se ka paraqitur një draft-vizion për themelimin e Asociacionit.

Sipas Josep Borrell, ndonëse draft-statut për Asociacionin nuk ishte ai final, i njëjti do të jetë një pikënisje për diskutimet e mëtutjshme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika