Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar rënien e Luan Haradinajt, atëkohë ai ishte 23 vjeç.
“Megjithatë, mosha e tij e re nuk paraqiti asnjëherë pengesë për idealin që ai kishte në zemër. Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen”, ka shkruar Kasniqi.
Krasniqi ka thënë tutje se pa guximin, fryëmzimin dhe sakrificën e Luanit dhe të bashkëluftëtarëve të tij – “Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr”.
“Lavdi e përjetshme!”, ka shtuar tutje ai.