Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se pajtimi mes Francës dhe Britanisë së Madhe është shëmbulli më i mirë i pajtmit mes fqinjëve, që dikur kanë pasur probleme.
Këtë Guerot e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka postuar gjithashtu një fotografi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, gjersa po përcillinin kurorëzimin e Mbretit Charles III.
“Franca dhe Britania e Madhe miq dhe aleatë përgjithmonë: Tjetër shembull i pajtimit në mes të fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar Guerot duke bashkangjitur flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Watching the coronation ceremony 👑 with my excellent 🇬🇧 friend and colleague @nickabbottfcdo. 🇫🇷🇬🇧friends and allies 4ever : another example of reconciliation between neighbors which used to have issues with each other. 🇷🇸🇽🇰 pic.twitter.com/CrAx76IM4D
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) May 6, 2023