Sonte (e shtunë) është duke mbajtuar finalja e madhe e edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania.
Nata finale e edicionit të dytë të spektaklit nisi me një këngë të kënduar nga ish-banorët, për të vazhduar me hapjen nga prezantuesja Arbana Osmani dhe prezantimin e katër finalistëve.
Këngëtari Luiz Ejlli, modeli Kristi Aliaj (Dragot), prezantuesja Deamishel Hoxha dhe artistja e makijazhit Efi Dhedhes janë katër konkurrentët që luftojnë për të fituar çmimin e madh.
Aventura 136 ditore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri përfundon sot, me fituesin i cili do të jetë njëri prej katër finalistëve. Plot 37 konkurrentë kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në aventurën e cila nisi në datën 24 dhjetor të vitit që shkoi.