Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, këtë të diel.
Ministria njofton se në këtë vizitë zyrtare Mehaj është pritur nga ambasadorja, Lendita Haxhitasimi.
“Në takim, ambasadorja Haxhitasimi e njoftoi Ministrin Mehaj për angazhimet e Ambasadës, si dhe bashkëpunimin me shtetin partner, Italinë, si aleat në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri Mehaj ka falënderuar ambasadoren për angazhimin e saj diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme.