Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel në magjistralen Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Viktima mashkull rreth 35 vjeç ka humbur kontrollin me motoçikletë me të cilën po udhëtonte në këtë relacion. Si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.