BE-ja propozon rund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel

Brukseli i ka propozuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian rundin e 11 të sanksioneve, lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sanksione që synojnë ta parandalojnë shmangien e ndëshkimeve paraprake.

“Kjo paketë do të përqendrohet në zbatimin e sanksioneve, efektivitetin e tyre dhe si të parandalohet shmangia e sanksioneve”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, shkruan REL.

Pjesë e paketës së sanksioneve që KE-ja ka propozuar synojnë ndaljen e eksporteve të teknologjisë së ndjeshme të tetë kompanive kineze, nën dyshimet se këto kompani po shesin teknologji të tillë në Rusi, raporton AFP, që ka parë një dokument të paketës së re të sanksioneve.

Ambasadorët e BE-së, të mërkurën, do të takohen për t’i nisur bisedimet për rundin e ri të sanksioneve.

Të 27 shtetet e bllokut evropian kanë goditur Moskën me sanksione të paprecedentë qëkur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Por, shumë diplomatë evropianë kanë thënë se blloku evropian është afër arritjes së limitit, sa i përket masave të gjera që të gjitha anëtarët mund të pajtohen që t’i vendosen Moskës.

Brukseli tani po përqendrohen që të mbyllen zbrazëtirat ligjore në paketat e sanksioneve që veçse janë vendosur.

BE-ja dëshiron që t’i godasë eksportet e teknologjisë së ndjeshme që bëhen nga shtetet e treta për në Rusi. Ky lloj i teknologjisë mund të përdoret për fushëbetejë, sikurse janë mikroçipat.

Zyrtarët evropianë janë ankuar se shtetet, përfshirë Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe ish-shtetet sovjetike në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, po përballen me sanksione ndaj disa mallrave që ata importojnë.

Në listën e sanksioneve të propozuara nga blloku për kufizim të eksporteve, janë edhe Armenia, Irani, Uzbekistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si pjesë e propozimit të ri, BE-ja po synon që të përmirësojë mënyrën se si ndëshkon shtetet që tentojnë t’i shmangin sanksionet.

Blloku po synon që të krijojë një mekanizëm që do të lejonte kufizimin e eksporteve të disa mallrave nga shtetet e treta, që dyshohen se i shërbejnë Rusisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika