kishte pasur të shtëna me armë zjarri në drejtimi të veturës me të cilën po udhëtonte Audrius Šenavičius, doganierit të Eulexit,. Për këtë rast nuk u ngritë asnjëherë ndonjë aktakuz.
Majde as pas shumë hetimesh, nuk është njoftuar për ndonjë të dyshuar që ka mundur ta kryej këtë krim.
E janë Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX të cilët i kanë thënë Dukagjinit se akoma janë në kërkim të vrasësve të prestarit të tyre.
Madje japin edhe shpërblim për atë që i ndihmon në zbardhjen e krimit.
“Deri më sot, autori apo autorët e kësaj vrasjeje nuk janë identifikuar dhe për këtë arsye nuk është ngritur aktakuzë. EULEX-i apelon që çdo person që mund të ketë informacione për këtë rast të dalë. Misioni ofron një shpërblim prej 82.000 euro për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e autorit apo autorëve të kësaj vrasjeje” është përgjigjur EULEX, për RTV Dukagjini.
Nga EULEX po ashtu i kanë thënë televizionit që ky rast i është dorëzuar autoriteteve kosovare të drejtësisë menjëher pasi që kanë përfunduar mandatin e tyre në Kosovë.
“I gjithë misioni iu dorëzua autoriteteve të Kosovës dosjet e rasteve të personave të pagjetur, si dhe dosjet e tij policore, prokuroriale dhe gjyqësore” kishte njoftuar EULEX.
Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të institucioneve të drejtësisë në vend pora koma nuk ka marr përgjigjie.
E tëra cfarë mbete si dëshmi se Audrius Šenavičius u vra në Kosovë, është kjo pllakë përkujtimore në vendin ku ai vdiq nga plagët e arëms së zjarrit, në dalje të Komunës së Zvecanit.