Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, e ka dorëzuar dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar

Ish- komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, e ka dorëzuar dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Me një vendim të shkallës së parë, Gjykata Speciale e kishte shpallur atë fajtor për krime të pretenduara të luftës duke e dënuar më 26 vjet burgim.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të gjykatës, bëhet e ditur se dosjet e përgjigjeve do të dorëzohen në qershor.

“Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Versionin e redaktuar publik të dosjes së korrigjuar të apelit, të dorëzuar më 2 maj, mund ta gjeni këtu. Më 5 maj 2023, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e ZPS-së dhe të mbrojtësit të viktimave për zgjatjen e afatit dhe i autorizoi që të dorëzonin dosjet e përgjigjeve ndaj dosjes së apelit të Mbrojtjes deri më 5 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e gjykatës, shkruan KP.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Salih Mustafa është dënuar më 26 vjet heqje lirie, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, që është nga shtatori i vitit 2020.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Gjykimi ndaj Mustafës kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.

Tetë persona janë pranuar si viktima në këtë proces gjyqësor, dhe trupi gjykues e ka caktuar shumën prej 207 mijë euro për dëmshpërblimin të tyre.

Në gjykimin kundër Mustafës janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika