“Atje më shkojnë sytë, vështirë të shoh shtëpinë e shkatërruar”, rrëfimi prekës i Avdylit që iu djeg shtëpia në veri

Betim Osmani dhe Selvete Avdyli, qyetarë të Mitrovicës rrefejnë rreth vështirësive që po i hasin për pamundësinë për t'u rikthyer në shtëpitë e tyre në veri

Qytetarët, Selvete Avdyli dhe Betim Osmani, në emisionin "FIVE" në RTV Dukagjini. 08.05.2023

Betim Osmani dhe Selvete Avdyli, qyetarë të Mitrovicës, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, kanë rrëfyer rreth vështirësive që po i hasin për pamundësinë për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre në veri.

Avdyli: Në pronën time nuk kam guxuar të shkoj kurrë

Selvete Avdyli që dikur jetonte tek Kroi i Vitakut tashmë jeton me qera në jug të qytetit. Ajo tregon se e larguan nga shtëpia e saj në mars të vitit 1999, që nga atëherë ajo nuk ka guxuar të kthehej aty më.

Selvete Avdyli ka thënë se ndërtimi i shtëpisë së familjes së saj ka filluar në vitin 1983.

Qytetare, Selvete Avdyli

“Ka filluar në vitin 1983, e kemi ndërtu unë me burrin me një rrogë të vogël që ka punuar në Arkivin Historik në Mitrovicë. Kemi kalu 11 vjet aty, tre fëmijë i kemi, ishte e vështirë të shihje pronën tënde të rrëzuar se e kryer mundimin e tërë jetës”, ka thënë Avdyli.

Osmani: Tash e 24 vjet ne nuk mund t’i hedhim faje askujt përpos institucioneve të Republikës së Kosovës dhe askujt tjetër

Betim Osmani ka thënë se pamundësia për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre është më e vështirë për gjeneratat e vjetra, dhe se për ta është e vështirë që nuk janë rikthyer aty sepse ata kishin sakrifikuar shumë për t’i ndërtuar ato shtëpi.

Osmani thotë se nuk mund t’ia hedhin askujt fajin për këtë këtë çështje përpos institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Tash e 24 vjet ne nuk mund t’i hedhim faje askujt përpos institucioneve të Republikës së Kosovës dhe askujt tjetër. 24 vjet është jashtë logjikës me i hedh faj dikujt tjetër, institucionet tona nuk bërë aq sa duhet për rikthimin e qytetarëve në pronat e veta”.

Derisa Osmani ka thënë se “Ne si familje kemi dalë më 24 mars, tre ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s deri më 26-tin ka pasur provokime por jo shumë. Më 26-tin në mbrëmja ka pasur provokime të mëdhaja, te lagjia ka pasur gjuajtje dhe është vendimi i familjeve që ishim aty që duhet të lirohen shtëpitë”, ka thënë Osmani.

Qytetar, Betim Osmani

“Për ata (gjeneratat e vjetra) është shumë e vështirë, por ne si të rinjë edhe bombardimin eNATO-s e kemi pritur me një entuziazëm se po merr fund shumë shpejt, por dhe largimin nga shtëpitë e kemi marrë që largohemi dhe kthehemi të nesërmit por nuk ndodhi ajo. Kjo që ndodhi, tash e 24 vjet në Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane nuk po mundemi me u kthy, kjo është jashtë logjike”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika