Të martën e nëntë majit, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do ta presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Pas takimit do të ketë konferencë për medie.
Pos saj, Radman të martën do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës.
Nga ora 16:15 është paralajmëruar takimi i tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.