Tashmë ka nisur takimi në mes të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.
Në këtë takim, i pranishëm është edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Radman do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas takimit është paraparë të ketë konferencë për medie.
Radman të martën do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës.
Nga ora 16:15 është paralajmëruar takimi i tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.