Seanca gjyqësore ndaj Nezir Mehmetajt, e planifikuar për t’u zhvilluar të hënën e tetë majit, është shtyrë sërish.
E njëjta është shtyrë përsëri për të disatën herë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar vëllai i tij, Valon Mehmetaj.
“Ju informoj se shtyhet seanca gjyqësore ndaj rastit të Nezir Mehmetaj. Nuk e di datën e caktuar për seancën gjyqësore të radhës”, ka thënë ai.
Nezir Mehmetaj, qytetar nga Rudica e Komunës së Klinës, është arrestuar nga policia serbe më tre janar të vitit 2020, në vendkalimin kufitar në Merdar, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Sipas një përgjigjeje për Portalin Dukagjini nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, thuhet se deri tani janë mbajtur mbi 15 seanca gjyqësore ndaj Mehmetajt dhe seanca e radhës është caktuar për datën 20 prill 2023.
Mehmetaj është duke u mbajtur në Burgun Qendror (‘Centralni Zatvor-CZ’), dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit, teksa gjykimi i tij ka filluar në muajin prill të vitit 2021.
Rreth tri vjet në burgun e Serbisë, Mehmetaj i quan të padrejta akuzat ndaj tij