Haradinaj në Ditën e Evropës: Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euroatlantike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se Kosova meriton integrimin e plotë në strukturat euroatlantike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se nuk ka vend më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së sesa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euroatlantike.

“Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës. Urime Dita e Evropës”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot shënohet Dita e Evropës, që nënkupton një festë zyrtare që shënohet çdo vit më 9 maj për të festuar themelimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë ditë, të gjithë shtetet anëtare të BE-së festojnë me ngjarje të ndryshme, që shërbejnë si një rast për t’i nderuar arritjet e BE-së dhe për të nxitur bashkëpunimin evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika