“Pengimi i betimit të kryetarëve”, Hajrullahu: Serbia ka probleme me veten

"Ata kanë problem me veten e tyre, nuk e kam të qartë, Serbia tenton të jetë pjesë e dialogut, në anën tjetër lobon kundër Kosovës që të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Tenton t'i prolongojë e sabotojë proceset", kështu ka deklaruar kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu

“Vetëm zvarritje, zvarritje, zvarritje”.

Kështu ka deklaruar kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, në lidhje me rastin ku në orët e para të mëngjesit, dy persona kanë tentuar që ta blindojnë derën kryesore të hyrjes në objektin e komunës së Zveçanit, duke nisur saldimin e saj.

Në anën politike këtë qasje të Serbisë, Hajrullahu e ka cilësuar si vazhdimësi të tentimeve për të prolonguar procesin e betimit të kryetarëve të rinj në katër komunat veriore.

Në emisionin “Five”, Hajrullahu ka thënë se Serbia mundohet të jetë pjesë e dialogut, por në anën tjetër pengon dhe saboton punën e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Ata kanë problem me veten e tyre, nuk e kam të qartë, Serbia tenton të jetë pjesë e dialogut, në anën tjetër lobon kundër Kosovës që të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Tenton t’i prolongojë e sabotojë proceset”, ka thënë Hajrullahu.

Sipas tij, është shumë e çuditshme qasja e Serbisë që ta fajësojë gjithmonë perëndimin edhe për problemet e brendshme.

“Vuçiqi ka probleme të brendshme, protestat qytetare, opozitare ka pasur dorëheqje të qeverisë, pikërisht duke fajësuar perëndimin për shkak të vlerave. Ajo që i ndodhi për vrasjet masive i la fajin perëndimit. Ai (Vuçiqi) tha kjo çfarë na ndodhi është për shkak të vlerave perëndimore. Është e çuditshme”, ka vijuar Hajrullahu.

Publikimi i draft-statutit për Asociacionin, Hajrullahu thotë se shihet qartë tendenca për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës

I pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka thënë se pjesë e ekipit për hartimin e draft – statutit tashmë të shkarkuar ka qenë pjesë dikush që është në parlament të Serbisë e që është konflikt interesi.

“Ky është konflikti i parë. Si mundet një deputete e Serbisë të draftojë një Asociacion, i cili do të menaxhojë jetën e serbëve në Kosovë”.

Sipas tij, kjo nuk i përfaqëson interesat e Kosovës.

“Unë i pashë reagimet pas publikimit të draft – statutit të Asociacionit, edhe atë të Abdixhikut që thotë shtet brenda shtetit. Nëse shërben ky si pikënisje, ka pika që mund të merren, por jo nga ato pika që e dobësojnë shtetin brenda për brenda”, ka theksuar ai.

Sipas tij, nëse do të ketë një Asociacion të tillë, pasojat do të jenë shumë të mëdha.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika