Trump e quan verdiktin e jurisë një “turp total”

Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, e quajti verdiktin e jurisë një "turp total" dhe tha se ishte një "vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave"

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, e quajti verdiktin e jurisë një “turp total” dhe tha se ishte një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”, në një postim në Truth Social.

Ai vazhdoi të pretendonte se nuk e dinte se kush ishte E. Jean Carroll në post.

Zëdhënësi i tij Steven Cheung i bëri jehonë Trump në një deklaratë, duke e quajtur rastin “fals”, raporton CNN.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shpallur fajtor nga juria federale në New York për abuzim seksual të ish-kolumnistes Jean Carroll.

Një juri federale në Manhattan zbuloi se Donald Trump abuzoi seksualisht me E. Jean Carroll, në dhomën e veshjes së një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996 dhe i dha asaj 5 milionë dollarë për shpifje.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika