Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, të mërkurën e 10 majit do të raportojë në Komisionin për Integrimin Evropian.
Duke filluar nga ora 10:00, ai do të raportojë në ndërtesën e Kuvendit.
Ndryshe, më 2 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Në këtë takim, të dy liderët miratuan Deklaratën për të Zhdukurit, përmes së cilës synohet zgjidhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Por, në këtë takim nuk pati pajtueshmëri për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.